Kronikë

Dorëzohen në Polici tre prej gjashtë të dyshuarve për plagosjen në Prizren

Policia

Foto ilustrim

Tre të dyshuarit për plagosjen në Prizren janë dorëzuar në Policinë e Kosovës të martën. Policia njoftoi se ata po kërkoheshin për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “lëndim i rëndë trupor”, “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

Hetuesit policorë njoftuan se në cilësinë e provave është sekuestruar një revole dhe një karikator pa fishekë.

“Hetuesit policorë gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arrit të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave ‘Cervena Zastava’ ,cal 9 mm dhe një karikator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar”, thuhet në njoftimin policor.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


 

Policia arreston një nga gjashtë të dyshuarit për plagosjen në Prizren

Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për plagosjen në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se ai është arrestuar të hënën dhe është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 22.05.2024 – 19:26. Pas hetimeve intensive më 27.05.2024 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në  raport.

Në Prizren, përkatësisht në fshatin Gjonaj, në mbrëmjen e 22 majit një person është plagosur e një tjetër është lënduar me mjete të forta.

Policia të hënën ka shpallur në kërkim gjashtë persona të lidhur me rastin. Ata dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “lëndim i rëndë trupor”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.