Kronikë

Doli për të ngrënë iftar me kolegë, bashkëshorti nuk e lë të hyjë në shtëpi

Stema e Policise se Kosoves

Një grua nuk është lejuar të hyjë në shtëpi nga bashkëshorti të shtunën në Pejë, pasi ka dalë për të ngrënë iftar me kolegët e punës. 

Policia ka njoftuar të dielën se rasti është raportuar nga vetë viktima, ndërsa është cilësuar si “dhunë në familje”.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokuror është liruar në procedurë të rregullt.