Kronikë

Dogana sekuestron telefona e barna të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

dogana

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në katër raste të ndara ka sekuestruar mallra të padeklaruara në vlerë prej 15 mijë eurove në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. 

Në dy raste thuhet se janë sekuestruar pajisje teknologjike kurse në dy të tjera medikamente të ndryshme. 

“Gjatë javës së kaluar, kontrollet rigoroze kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e mallrave të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth 15,000 euro. Dy raste të pajisjeve teknologjike, përfshirë telefona celularë dhe aksesorë elektronikë. Derisa raste të tjera me medikamente të ndryshme, të cilat nuk janë deklaruar sipas procedurave doganore. Të gjitha produktet janë sekuestruar derisa palët janë në procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftim.