Kronikë

Dogana parandalon kontrabandimin e medikamenteve me vlerë 15 mijë euro

medikamente

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e medikamenteve gjatë një kontrolli që ka kryer në një prej mauneve në Han të Elezit.

Sipas Doganës, janë konfiskuar 1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml) me vlerë rreth 15 mijë euro.

“Mallrat janë sekuestruar derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtjeje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi. Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.