Dogana e Kosovës ka nisur një aksion në Fushë-Kosovë. Nga Dogana është konfirmuar aksioni në një lokacion në Fushë-Kosovë.
Siç kanë bërë të ditur burime të KOHËS shënjestër janë disa biznese që merren me import të fishekzjarreve.
Burimet thonë se bizneset dyshohen për evazion fiskal, ndërsa në aksion po merr pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës.