Një burrë nga Gjakova të enjten ka raportuar në Polici se e ka gjetur djalin e tij pa shenja jete.
Në raportin e Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekëosr që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.