Kronikë

Djali tenton ta shpëtojë nënën pas flakëve në shtëpi, vdesin të dy

shqipëri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së enjtes në fshatin Nikoliq të Hasit në Shqipëri. Nënë e djalë kanë vdekur pasi shtëpia është përfshirë nga flakët, raporton “TopChannel”.

Fillimisht, djali e kishte nxjerrë nga shtëpia bashkëshorten e më pas ishte futur për ta shpëtuar edhe nënën. Por nënë e djalë nuk kanë mundur të dalin më prej andej.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan trupat e vdekur.

Dyshohet se një ngrohëse e ka shkaktuar zjarrin.