Kronikë

Digjet Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Madhe

Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Madhe dyshohet se është përfshirë nga zjarri të dielën në mbrëmje.

Abdusamed Shkodra nga Zjarrfikësit ka bërë të ditur për KOHËN se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar si pasojë e zjarrit.

Ai ka njoftuar se flakët janë lokalizuar, ndërsa nuk ka bërë të ditura shkaqet e këtij incidenti.

“Është e vërtetë që ka pasur zjarr në Shtëpinë e Kulturës në Sllatinë të Madhe. Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa zjarri është përhapur rreth orës 19:30, nuk është lokalizuar deri në orën 21:00. Për shkaqet duhet të presim versionin e inspektorit që bën hulumtimin e shkaktarëve”, ka thënë ai.

KOHA ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes. 

Image
Image
Image
Image