Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjten në Prishtinë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje menjëherë dhe zjarri është lokalizuar.
Nuk ka pasur persona të lënduar.
“Sot rreth orës 08:50, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ku është djegur një veturë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Aktualisht po kryhen ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia.