Një veturë është djegur në veri të Kosovës të mërkurën, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.
Vetura ishte me targa të Serbisë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Burime të Kohës kanë njoftuar se vetura ishte e shoferit të ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.
Edhe në mars, një veturë në pronësi të një serbi ishte djegur në Leposaviq.