Një veturë është përfshirë nga zjarri të enjten mbrëma në Prishtinë rreth orës 22:30. Policia e Kosovës i tha KOHËS se rasti ka ndodhur në parkingun nëntokësor të një objekti në rrugën “Ukshin Hoti”.
Nuk ka të lënduar nga ky incident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin. Policia njoftoi se ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 22:30 ëshë raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale” thuhet në njoftimin policor.