Kronikë

Digjet një shtëpi trekatëshe në Suharekë

Digjet shtëpia

Foto ilustrim

Një shtëpi trekatëshe është djegur të dielën në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Autoritetet i thanë KOHËS se rasti ka ndodhur në fshatin Vraniq, derisa zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas pronarit, dëmet materiale shkojnë deri në 60.000 euro.

Nga ky rast s’ka të lënduar, derisa Policia bëri të ditur se gjatë së hënës do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të mbledhë dëshmi.

“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatë se në fshatin Vraniq të  Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë  duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka”, ka konfirmuar zëdhënësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.