Një restorant në fshatin Strazhë të Kaçanikut është djegur të premten.
Lokali ishte përfshirë nga zjarri derisa ishte i mbyllur.
Policia ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme, por nuk ka të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.