Kronikë

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

veri

Dy vetura janë djegur në Mitrovicë të Veriut të shtunën. 

Fillimisht është djegur njëra e më pas zjarri ka kaluar edhe në veturën tjetër. Të dyja ishin me targa serbe. 

Policia ka thënë se nuk ka të dyshuar për momentin, por se rastin e ka iniciuar si “zjarrvënie”. 

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. 

Në veri të vendit edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.