Tri vetura dhe një kamionetë janë djegur të hënën në rrugën “Shaqir Igrishta”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën 'Shaqir Igrishta' në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka theksuar Ahmeti.
Ajo ka thënë se ende nuk dihet shkaku i djegies së automjeteve. “Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore”, është shprehur Ahmeti.