Kronikë

Dhunohet një vajzë në Gjakovë, Policia nis hetimet

Ngacmim

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një person i panjohur. Rasti ka ndodhur në Gjakovë të hënën, e rasti është raportuar një ditë më pas.

Për rastin nuk ka persona të arrestuar.

Hetimet kanë nisur.

“Më 19.11.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një i dyshuar i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në n hetime”, thuhet në njoftimin policor.

 

 

Ndërsa, gjithashtu Policia ka nisur hetimet për një sulm seksual në Gjakovë. Për rastin Policia e ka arrestuar një person, derisa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin  se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’ ndaj viktimës  femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.