Kronikë

Dhjetë të arrestuar, u kapën duke luajtur bixhoz

Arrestimi

Foto: Ilustrim

Dhjetë persona janë arrestuar në Suharekë pasi Policia i ka zënë duke luajtur bixhoz. 

Të dyshuarit janë hasur në një kafene të qytetit në rrugën “Brigada 123”. 

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit janë hasur në një kafiteri, e cila ishte pronë e njërit nga të arrestuarit duke luajtur bixhoz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.