Dheu i shembur ka bllokuar një person në një kanal në Kamenicë, njoftoi të dielën faqja “Zjarrfikësit Kamenicë” në Facebook.
Zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë personin, ndërsa KOHA është në pritje të një njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës.
Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga zjarrfikësit, u arrit të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal”, thuhet në njoftim.
Faqja në fjalë ka publikuar edhe pamje nga moment i nxjerrjes së personit.