Kronikë

Dërgohet i vdekur në QKMF-në e Malishevës, Policia nis hetim

Policia

Foto ilustrim

Në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare të Malishevës është dërguar pa shenja jete një person.

Policia e ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.