Një person është arrestuar në orët e para të së dielës në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar një person dhe ka dëmtuar një lokal privat.
Këtë vepër ai dyshohet se e ka kryer teksa ka vozitur në gjendje të dehur traktorin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur duke drejtuar një traktor kishte dëmtuar një lokal privat, si dhe pjesë të objektit, po ashtu i dyshuari kishte sulmuar viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.