Kronikë

Burri në Pejë raporton se u sulmua nga bashkëshortja

Dhuna

Foto: Ilustrim

Një burrë në Pejë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij. 
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar dhe pas konsultimit me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. 

“Pejë / 18.10.2024 – 23:00. Është raportuar nga viktima m/k, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. 

Është një nga tri rastet e dhunës në familje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Në një rast në Dragash është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë pasi nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. 

E në Fushë-Kosovë një grua ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.