Kronikë

Burrë e grua rrihen mes vete në Istog

Policia e Kosovës

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Istog, ku një çift bashkëshortësh janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e konfliktit, si burri ashtu edhe gruaja kanë pësuar lëndime trupore.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, të dy janë intervistuar nga prokuroria dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet nga organet kompetente për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.