Policia gjatë hetimeve ka vërejtur se deklarimet e burrit e gruas nuk ishin të vërteta dhe se lëndimet ia kishin shkaktuar njëri-tjetrit.
Të dy janë dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin gjatë intervistimit të viktimave (çift bashkëshortor), të cilët paraprakisht kishin deklaruar se janë sulmuar nga një femër e panjohur me thikë gjatë hetimeve është vërejtur se deklarimet e tyre kanë qenë të rreme dhe lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre. Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.