Kronikë

Bastisje në Prishtinë, katër persona arrestohen për fajde dhe detyrim

armë

Katër persona janë arrestuar në orët e hershme të së premtes di të dyshuar për fajde dhe detyrim.

Ata janë arrestuar pas që Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore kanë bastisur disa lokacione në Prishtinë. 

“Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale. Kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës, me ç'rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjitha veprimet e mëtejme thuhet se do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

LEXO EDHE: