Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë rrethuar argjendarinë, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim me grupin të cilët kanë kryer grabitjen në Suharekë.
NJSI-ja është duke bërë bastisje sërish në këtë argjendari.
Nga ky aksion janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërkaq brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë nga Dogana.
Forca të shtuara të NJSI-së janë të pranishme, ndërsa është thyer edhe dera e një lokali aty pranë. Në një moment policët ndaluan një person, që kishte nxituar të futet në një shtëpi, por e lëshuan atë më pas.
Burime të KOHËS kanë bërë me dije se brenda argjendarisë është gjetur një bunker i mbushur me stoli ari, porse nuk mund të konfiskohet pa kërkesën e Prokurorisë
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.