Avokatët mbrojtës të Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, kanë kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit, kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj të martën.
Për këtë, nga ky institucion kanë thënë se këto kërkesa janë bërë brenda afatit të caktuar dhe se do shqyrtohen e më pas do vendoset për to.
Seanca fillestare në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, është mbajtur muajin e kaluar, derisa dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Një ditë më parë, janë bërë një vit prej vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj. Ajo u la pa shenja jete në emergjencën e Sitalit të Ferizajt, më 22 gusht të vitit 2021.