Kronikë

Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshfet për rregullimin e dokumentacionit

Arrestimi i nje personi

Foto: Ilustrim

Një zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë është arrestuar të premten për marrje të ryshfetit. 

Ai dyshohet se i ka kërkuar një personi 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. 

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.