Kronikë

Arrestohet vushtrriasi, ofendoi bashkëshorten

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar në Vushtrri të martën pasi nën dyshimin e alkoolit kishte ofenduar bashkëshorten e tij.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është iniciuar si dhunë në familje.

“DHUNË FAMILJARE, Vushtrri / 25.06.2024 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.