Kronikë

Arrestohet shtetasi shqiptar që dyshohet se vodhi identitetin e një personi në Gjakovë

Foto ilustrim: Arrestim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të hënën nën dyshimin se ka kryer veprat penale “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “shtytje”.

Në njoftimin e Policisë të martën thuhet se pas hetimeve disamujore nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, është arrestuar i dyshuari që ka vjedhur identitetin e një personi në komunën e Gjakovës dhe është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.