Kronikë

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Vërmicë, ia ofroi 10 euro zyrtarit

ryshfet

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Turqisë për dhënie të ryshfetit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.