Kronikë

Arrestohet polici i dehur në Shqipëri

Shqiperi-Policia

Foto: Ilustrim

Një punonjës policie është arrestuar në Durrës, pasi është konstatuar se ka qenë duke vozitur në gjendje të dehur.

51-vjeçari, F.H., është polic në Rrogozhinë. 

Siç raportojnë në Shqipëri, ai është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Rasti ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit.