Dy të mitur janë arrestuar në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë të premten.
Në çantën e njërit Policia ka gjetur një pistoletë me gaz.
I dyshuari ka thënë se arma nuk ishte e tij dhe se e kishte marrë për të bërë foto.
Të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz. Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.