Kronikë

Arrestohen një zyrtar i Komunës së Gjilanit dhe një fermer për keqpërdorim të subvencioneve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Komunën e Gjilanit, ku njëri është zyrtar në këtë komunë dhe tjetri fermer. Zyrtari është arrestuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe tjetri për mashtrim me subvencione.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

KOHA ka mësuar se të arrestuarit po trajtohen nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe nuk kanë të bëjnë me rastin “Subvencioni 2021”.