Të enjten u arrestua një suedeze në Fushë-Kosovë për lëndim të lehtë trupor dhe dëmtim të pasurisë.
Policia ka njoftuar se ajo dyshohet se sulmoi një burrë dhe dëmtoi dy automjete.
“Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze, nën dyshimin se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.