Kronikë

Arrestohet një person për “vrasje në tentativë” në Prizren

Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - forenzika - Policia

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar në Prizren pasi me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar njërin të hënën.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.