Kronikë

Arrestohet një person në Vushtrri, tentoi t’i marrë fëmijët nga ish-bashkëshortja

Arrestimi

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Vushtrri të shtunën nën dyshimin se ka tentuar t’ia marrë fëmijët ish-bashkëshortes. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

“Vushtrri 12.04.2025 – 18:12.  Është raportuar se ish-bashkëshorti, i dyshuari  mashkull kosovar, ka tentuar t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.