Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se tentoi të vidhte në një barnatore

Policia e Kosoves - armet e kapura gjate nje vjedhje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj në orët e hershme të së mërkurës, nën dyshimin për një vjedhje të mbetur në tentativë. 

Policia ka thënë se i dyshuari kishte tentuar që të kryente vjedhje në një barnatore. 
Rr.G. 35-vjeçar është ndaluar për 48 orë, ndërsa i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe disa pajisje tjera që dyshohet se u përdorën nga i dyshuari.

“Rreth orës 01: 48 së datës 04 dhjetor 2024 në Stacionin Policor  në Skenderaj , është raportuar një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë  mbetur në tentativë’. Reagimit i shpejt i njësive policore  ka rezultuar  që të lokalizohet dhe të arrestohet  i dyshuari i cili me forcë kishte  tentuar të kryejë veprën penale ‘vjedhje në tentativë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një (barnatore). Te personi i dyshuar në posedim  i janë  gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) me nëntë fishekë dhe dëshmi tjera materiale qe dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari ne veprën penale.   Lidhur me rastin dhe  veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili  të dyshuarit  Rr. G. 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, ia  ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit   është iniciuar rast për veprat penale ‘vjedhje e rëndë ne tentativë’ dhe  ‘mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.