Një person është arrestuar të martën në Prishtinë pasi dyshohet se e kishte ngacmuar një grua.
Autoritetet policore njoftuan në raportin 24-orësh se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.