Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se goditi qëllimshëm me motoçikletë një shtetas të huaj

Policia e Kosovës

Foto: ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë të shtunën nën dyshimin se ka goditur qëllimshëm me motoçikletë një shtetas të huaj. 

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 19.04.2025-12:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, pas një mosmarrëveshje e ka goditur me motoçikletë viktimën mashkull shtetas të huaj, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.