Kronikë

Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje

Arma automatik

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Pejë një person për veprat penale “posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. 

Policia ka thënë se të martën është njoftuar se në lagjen “Fidanishte” në Pejë një person ka shtënë me armë. 

Me të arritur njësitet policore në vendin e ngjarjes, është vërejtur i dyshuari duke ekspozuar armën në ballonin e banesës në katin e tretë. Ai kishte refuzuar të dorëzohej dhe iu drejtua policëve se “nëse afroheni do t’ju gjuaj ose do ta vras veten”. 

Policia ka bërë të ditur se pas një kohe negocimi me të dyshuarin, ai është arrestuar. 

Në banesën e tij është gjetur një pushkë automatike, një pistoletë, disa fishekë e gëzhoja. Po ashtu një bajonetë. 

“Njёsitet policore menjёherё kanё dalur në vendin e ngjarjes. Fillimisht i dyshuari është vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e (3) tretё. I njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se nëse afroheni ‘do t’ju gjuaj ose do ta vras veten’. Nё vendin e ngjarjes kanё dalur njёsitet kompetente, stafi menaxhues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar. Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63x39; Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto; Tri (3) gёzhoja kal: 7.63x39; Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto; Njё (1) Thikё (Bajonetё)”, thuhet në njoftimin e Policisë.