Një person u arrestua në Pejë për zjarrvënie.
Policia është njoftuar se në rrugën “Ali Hysvukaj” po digjej një veturë dhe bashkë me njësitin e zjarrfikësve kanë dalë për ta lokalizuar zjarrin.
Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin për zjarrvënie.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar pёr 48 orё.