Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut, sulmoi dhe kanosi policët e zyrtarët e KEDS-it

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Është arrestuar të mërkurën një person në veri të Mitrovicës, pasi ai kishte sulmuar dhe kërcënuar zyrtarët policorë dhe ata të KEDS-it. 

Gjatë bastisjes në shtëpinë e R.R. (1986) ishin gjetur sasi të konsiderueshme të pajisjeve për prodhim të kriptovalutave dhe u sekuestruan. 

R.R. kishte sulmuar një zyrtar policor, duke u goditur me mjet të fortë. Polici u desh të marrë tretman mjekësor. 

“Më datën 18.11.2024 njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin duke asistuar zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike në lagjen Kroi i Vitakut janë kanosur nga një banor (R.R.) i lindur më 1986.  Pas kërcënimeve te vazhdueshme dhe sulmit ndaj zyrtareve policorë, i dyshuari është arrestuar. Një zyrtar policor  ka pranuar tretmanin mjekësor pasi ishte goditur me mjet të fortë. Mbi dyshime te bazuara dhe te arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.