Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Malishevë të martën, me dyshimin se ka publikuar në rrjetet sociale një video duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar nga prokurori dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ndaj tij është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.