Kronikë

Arrestohet një person në Leposaviq për krime lufte

operacion

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Leposaviq, me dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Në njoftim thuhet se i arrestuari është S.L., e veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” e ka kryer në regjionin e Gjakovës, në periudhën 1998/1999.

Hetimi policor u tha se është kryer në bashkëpunim me agjentë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

“Të njëjtit me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisë shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore. I dyshuari është sjell në ambientet policore për procedura të mëtejme të intervistimit.