Kronikë

Arrestohet një person në Jarinjë, prezantoi dokumente false të Serbisë

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Një person është arrestuar në Jarinje në premten. 

Ai dyshohet për falsifikim të dokumentit. Policia ka vërejtur se dokumentet e lëshuara nga Serbia mund të jenë të falsifikuara. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.