Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gjilan të enjten, me dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje dhe ka mbajtur armë pa leje.
Sipas njoftimit, të dyshuarit me inicialet R.D., i lindur në 1994-n, i janë gjetur dhe sekuestruar 3 pistoleta dhe disa fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit.

Ndaj tij janë iniciuar veprat penale “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.