Një person është arrestuar për një rast dhunimi që dyshohet se ka ndodhur në korrik të vitit 2024.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet.
Rasti pati ndodhur në Fushë-Kosovë.
“Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për sigurimin e prezencës së të dyshuarit dhe për trajtim të procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.