Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin një shtëpie në Prishtinë,
Rasti ka ndodhur të enjten pasdite.
“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, po ashtu është arrestuar një i dyshuar kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.