Kronikë

Arrestohet një i mitur, kërcënoi zyrtarët policorë në Obiliq

Arrestim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur në Obiliq pasi i kishte kërcënuar dhe penguar zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën në orën 16:00, e pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “pengim i personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.