Një i dyshuar për sulm seksual është arrestuar në Ferizaj të premten.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ngacmoi dy të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.